Gjonaj: Punonjësit e burgjeve në sitën e ”Vetting-ut”; Ja ndryshimet në punë

”Të gjithë punonjësit e burgjeve, do të kalojë në sitën e Vettingut”, këtë mesazh dha Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë mbledhjes për analizën vjetore të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në takim të pranishëm ishin edhe drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, Arben Çuko si dhe 24 drejtorë të IEVP-ve në vend.

Ministrja Gjonaj tha se një punë e madhe po bëhet për ridizenjimin e sistemit penitenciar, përmes një reformimi strukturor dhe ligjor. Këto ligje, sipas Ministres, do të rregullojnë mënyrën e rekrutimit, transferimit, daljes në pension apo dhe shkarkimit të një punonjësi të policisë së Burgjeve, duke i dhënë fund ndërhyrjeve politike dhe duke mundësuar një status të veçantë për punonjësit e policisë së burgjeve.

Viti 2018, tha më tej Gjonaj, është viti i reformave të mëdha në sistemin penitenciar. ”Pas reformës për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të IEVP-ve do të ndryshojë edhe mënyra e rekrutimit të deritanishëm për punonjësit e burgjeve, të cilët do t’i nënshtrohen gjithashtu procesit të Vettingut”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke kërkuar rezultate në punë nga ana e drejtuesve të rinj, Ministrja Gjonaj rinënvizoi edhe njëherë detyrat që ata duhet të përmbushin në periudhën tre mujore të provës, detyra që kanë të bëjnë me sigurinë në burgje, luftën ndaj korrupsionit në stafin e institucioneve, dhe mënyrën e trajtimit të të dënuarve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja gjithashtu i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe zbatimit të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, duke theksuar se mosrespektimi apo zbatimi i këtij dokumenti do të jetë përgjegjësia direkte e drejtorëve të Burgjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?