Gjonaj: Rruga e Shqipërisë drejt BE, pa kthim

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një konferencë të përbashkët për shtyp me komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, deklaroi se Shqipëria ka bërë përparim në reformën në drejtësi.

Nga Brukseli, Gjonaj theksoi se vendimi i qershorit për çeljen e negociatave, do të jetë hap i madh për vendin tonë. Teksa foli në emër të qeverisë shqiptare, Gjonaj tha se rruga e Shqipërisë drejt BE është pa kthim.

“Do të përfitojmë edhe nga mbështetja e partnerëve tanë. Deri më sot vettingu në drejtësi ka kthyer besimin e qytetarëve, por ka ngritur edhe ngrehinën e gjyqësorit, duke larguar prokurorë e gjyqtarë të korruptuar. Por çdo pengesë që hasim, na bën më të bindur që rruga që po ndjekim është ajo që duhet. BE për zbatimin e këtyre reformave, na jep kurajo për të vazhduar para për forcimin e të drejtës. Qëllimi jonë është familja e përbashkët europiane. Procesi i sotëm është vetëm fillimi, në rrugën drejt BE. Në emër të qeverisë shqiptare, shpreh angazhimin për të vijuar me sukses rrugën drejt këtij procesi”, -tha Gjonaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?