Gjonaj: Shqipëria do jetë në një demokraci, kur PD të fitojë në Vlorë dhe PS në Shkodër

Harta zgjedhore e 25 prillit, ku rezultatet e para tregojnë për një Shqipëri të ndarë gjeografikisht në dy, me veriun ku dominon PD, ndërkohë që në pjesën tjetër Partia Socialiste është në avantazh kudo. Lidhur me këtë situatë, analistja Edlira Gjoni bën një paralelizëm. ”Kam parë një hartë të ngjashme në 2011, në zgjedhjet ku kryeministri i atëhershëm fliste për Shqipërinë blu”, thotë ajo.

Sipas Gjonit, kjo është ”simptomë e një demokracie në vuajtje, në qoftë se ndahet kështu me thikë vendi, nuk mund të jetë më dramë se kaq, dhe asnjë nuk mund të jetë i kënaqur për të, në mënyrën më absolute”.

Shqipëria do të jetë në një demokraci të plotë kur mund të fitojë PS në Shkodër dhe PD në Vlorë. ”Atëherë mund të flasim për fitore dhe palët t’i japin dorën njëra-tjetrës. Siç më shqetësoi në 2011 Shqipëria Blu, ashtu është e papranueshme edhe Shqipëria Mavi”:

SHKARKO APP