Gjoni: 9 kushtet e Bundestagut janë totalisht të pahapura
Analistja, Edlira Gjoni e ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora tha se 9 kushtet e Bundestagut jo vetëm që nuk janë plotësuar, sikurse janë trumbetuar, por janë totalisht të pahapura.
“Nuk mendoj që kushtet që me patos socialistët thonë që janë plotësuar. Ne nuk jemi budallenj. Gjykatat nuk funksionojnë, as Kushtetuesja dhe as e larta. Reforma zgjedhore nuk ka filluar. 9 kushtet e Bundestagut jo vetëm që nuk janë plotësuar, por janë totalisht të pahapura. Vendimi Francës më ka shokuar. Gjuha që ka përdorur Macron, qoftë edhe ndihmëset e tij një ditë përpara se të bënte deklaratën për shtyp me Merkel, por edhe gjatë ditës kur u mor vendimi ka qenë aq fyese për mua. U bëra e varur nga lajmet në ato 48 orë. Kishin një lloj përçmimi që nuk u kursye ndaj shqiptarëve”, tha Gjoni.