Gjoni: E djathta duhet të ishte super e bashkuar për të rrëzuar Ramën
Edlira Gjoni thotë se opozita duhej të ishte super e bashkuar për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.
“Edi Rama të largohet nga pushteti, siç pretendojnë të gjitha palët brenda PD-së, duhen 750 mijë vota plus. E djathta duhet të ishte super e bashkuar dhe me vete duhet të kishte edhe disa të tjera, të ishte në gjendje të kapte pjesën e vetë të ëndërruar.
Nëse 750 mijë vota nuk janë dhe PD ka vetëm 500 mijë vota dhe këto janë ndarë në dysh e këto i ndan edhe në dy të tjera. PD duhet t’i bëjë llogaritë vetë. A ja vendos emrin “Shkëndijë”, “Foltore” apo “Fitore”, kjo nuk ka rëndësi.
Ky është bekimi më i madh që mund t’i ketë ardhur të majtës apo partisë që është në pushtet. Që e djathta të merret me ato problemet e saj të brendshme, të mos gjej dot një zgjidhje brenda shtëpisë, të mos ketë një emër të vetëm të jetë në gjendje që këto njerëz t’i bashkojë dhe jo t’i përçajë”.