Gjoni: Ka ikur koha e atleteve të bardha të Ramës. Debati për Kodin, luftë, por jo për të mirën e popullit
E ftuar në studione Ora News, gazetarja dhe pedagogia, Edlira Gjoni, foli reth gjuhës së munguar në politikën vendase, sidomos kohëve të fundit. Sipas saj, nuk kemi të pëjmë me një shqetësim të palëve për vendin, por në fakt, shqetësimi më i madh i tyre është sigurimi i votave me 25 prill.
Gjoni: Gjuha e politikës në ditët e fundit na ka shqetësuar të gjithëve, edhe si qytetarë, edhe si gazetarë, edhe si votues. Krejt papritur, me ardhjen e zgjedhjeve, politikanët duket sikur shqetësohen aq shumë për gjërat që nuk janë shqetësuar për 4 vjet radhazi, sa na gjejnë të papërgatitur në këtë valë të re dashamirësie për të rregulluar gjëndjen në Shqipëri.
Ky është një kapital politik që t’i çojë drejt zgjedhjeve të 25 prillit. Për fat të keq kjo lexohet si përpjekje e politikanëve për t’i fshehur pas fijes së kashtës, sikur janë duke u shqetësuar për Shqipërinë me çështje si Kodi Zgjedhor apo gjithçka tjetër. Në fakt është luftë e brendshme midis palëve për të siguruar më 25 prill sa më shumë vota që të jetë e mundur.
Më tej ajo thekson edhe se Rama e ka humbur kohën e tij, e madje edhe besimin tek ndërkombëtarët.
Gjoni: Deri pak më përpara shpresonim që të ishin lajthitje parazgjedhore, ose të ishin manovra të pasofistikuara, të thjeshta për t’u kupruar nga gjithkush, në fakt tani janë duke marrë formën e tyre ligjore. Duket qartë se mazhoranca nuk pyet më jo për ato që ka brenda parlamentit, tani i përkëdheluri i ndërkombëtarëve dhe Rilindja, tani nuk pyesin më as për ata që i kanë përkëdhelur kokën.
Rama po bën një ganim shumë më të madh. Mendon sikur është akoma në fillimet e qeverisjes, kur e kishte lart stekën e pranimit në arenën e ndërkombëtarëve. Nga 2017-ta, ndërkombëtarët nuk besojnë më tek Rama atë që kanë besuar më herët. Nuk është më koha e atleteve të bardha, e batutave, e mbvështetjes së Merkelit.