Gjoni: Shkarkimin e Metës nuk do t’a votoja kurrë

Deputeti Ralf Gjoni ka reaguar sërish në lidhje me debatin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Kuvendi.

“Përsëri për të gjithë shpifësit inflacionistë e injorantët që keqinterpretojnë në tellallin mediatik: E thashë hapur dje se kuk ka, dhe nuk do të ketë akt parlamentar për shkarkimin e presidentit të Republikës.

Parlamenti nuk është Gjykatë Kushtetuese, dhe në mungesë të saj shkarkimi i presidentit është i pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kam shprehur QARTË që ditën e parë që hyra në Kuvend se shkarkimin e Ilir Metës nuk do e votoja kurrë në kushtet aktuale. E përsëris se vota ime në çdo akt parlamentar mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale te vitit 2008! Kjo është arsyeja madhore për të cilën kam pranuar mandatin. Për më tepër, do shprehem të enjten në seancë plenare”, shprehet deputeti Gjoni

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?