Gjoni: Strategjia e Ramës me femra në krye të listave nuk na çudit, Çomo dhe Bozdo do të harrohen

Për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni u shpreh se strategjia e Ramës me kryesimin e listave është përdorur më herët dhe figurat janë harruar.

Gjoni: Listat dhe katapultimet e PS-së, gjithmonë kanë ngritur sytë e shqiptarëve, nuk është hera e parë kjo. Kjo strategjia që gjoja na çuditi ne që 10 nga 12 emrat që drejtojnë qarqet janë të gjinisë femërore.

Në vitin 2013 nuk është bërë asgjë ndryshe nga sot. Ai solli në Tiranë në krye Vasilika Hysin dhe kjo u përsërist në vitin 2017 dhe e dimë fatin e saj. Po ashtu solli edhe Elona Gjebrean që nuk është tani fare në lista. Zonja Çomo dhe Bozdo nuk do të jenë fare në lista në zgjedhjet e tjera. PS po përdor populizëm dhe bravo i qoftë!

SHKARKO APP