Gjoni vendos të vdesë, historia tragjike e 20 vjeçarit nga Durrësi
Një 20 vjeçar humbi jetën tragjikisht sot në qytetin e Durrësit.
Gjon Dobrozi nga fshati Gramëz i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Pasi ka marrë një sasi të konsiderueshme fostoksine ka shkuar në kishën pranë fshatit për të kryer vetëvrasjen.
Mesa duket në gjëndje paniku ka lajmëruar të vëllanë. Familjarët e kanë marrë në makinë me qëllim transportimin e tyre drejt spitalit të Tiranës, por gjatë rrugës makina është aksidentuar dhe për pasojë 20 vjeçari ndërroi jetë.
Aksidenti u shënua në Fushë Krujë.
Në orët në vazhdim priten të dalin më shumë detaje rreth kësaj ngjarje tragjike.
/ora news
KOHA JONË SONDAZH

