Gjosha: Bashkëpunimi mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është thelbësor

 

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori pjesë në lançimin e Programit të Bashkëpunimit Territorial Adriatiko- Jonian(ADRION), 2014-2020, miratuar nga Komisioni Europian. Ky aktivitet u organizua në Bolonja, Itali, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, Bosnje & Hercegovina, Serbia dhe Mali I Zi.
Në fjalën e saj Ministrja e Integrimit Europian, theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes vendeve të gjithë rajonit, në kuadër të zhvillimit të tyre dhe avancimit me axhendën europiane.
“Bashkëpunimi i ndërsjelltë është zgjeruar, jo vetëm midis Shteteve Anëtare të BE-së, por edhe midis Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera, gjeografikisht pjesë e Europës, dhe jam shumë e lumtur që i është dhënë rëndësi e veçantë bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë”, tha ministrja Gjosha
Ky program është një nga tetë programet e bashkëpunimit territorial në të cilat merr pjesë Shqipëria gjatë perspektivës IPA II, ku objektivi i përgjithshëm është të veprojë si një ndërlidhës i politikave dhe qeverisjes inovatore duke nxitur Integrimin Europian midis vendeve anëtare dhe atyre jo anëtare, duke përdorur burimet natyrore, kulturore dhe njerëzore në zonën e Adriatikut dhe Jonit, si dhe duke ndikuar në rritje e kohezionit ekonomik, social dhe territorial në zonat e programi.

SHKARKO APP