Gjosha: Biznesi kërkon mbështetje, e cila këtë herë vjen nga programi i LSI-së

Kandidatja e LSI-së për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, Klajda Gjosha edhe këtë të premte është takuar me bizneset në Tiranë, ku sipas saj në çdo takim ata janë shprehur se kurrë nuk ka qenë më e vështirë puna sesa në këto momente. ”Biznesi kërkon mbështetje dhe kjo mbështetje do të vij me program konkret, duke filluar nga taksa e sheshtë 9%, te formalizimi i ekonomisë nëpërmjet rimbursimit 5% dhe një politike më njerëzore që biznesin dhe qytetarin e sheh si partner”,-shkruan Gjosha në facebook.

Postimi i plotë

Takimet me bizneset vazhdojnë dhe përgjigjia që marr nga çdo takim është se “Kurrë nuk ka qënë më e vështirë se në këto momente”.

Biznesi kërkon mbështetje dhe kjo mbështetje do të vij me program konkret, duke filluar nga taksa e sheshtë 9%, te formalizimi i ekonomisë nëpërmjet rimbursimit 5% dhe një politike më njerëzore që biznesin dhe qytetarin e sheh si partner!

Edhe 44 ditë na ndajnë nga rrëzimi i një regjimi që i ka marrë frymën çdo qytetari.

SHKARKO APP