Gjosha: Cakaj nuk njeh Shqipërinë, vendim i merituar

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha është shprehur se refuzimi i emërimit të Gent Cakajt për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme ka qenë tërësisht i merituar.

Ajo tha se ndaj figurës së Cakajt gjithnjë ka pasur pikëpyetjet e saj që lidheshin drejtpërdrejtë për eksperiencën. ”Pikëpyetjet kanë qenë për eksperiencën e tij, mos njohjen e Shqipërisë. Diplomacia nuk do të thotë të lexosh libra por eksperiencë”, u shpreh Gjosha.

Duke përmendur edhe besueshmërinë e kërkuar brenda institucionit të MEPJ-së, deputetja e LSI-së e cilësoi vendimin e Metës të bazuar në Kushtetutë. ”Certifikata e sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare. Në MEPJ kalojnë dokumente sekrete, në krye duhet të jetë një ministër i besueshëm”, tha ajo duke shtuar në fund se Partia Socialiste ka mjaft figura të besueshme nga ku mund të zgjidhet ministri i ri i Jashtëm. /Report Tv/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?