Gjosha kërkon raportet për azilantët: Kusht për negociatat me BE
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e pranishme në Komisionin Europian, ka ngritur shqetësimin e azilkërkuesve dhe largimin e shqiptarëve, si dy nga çëshjet me rëndësi për hapjen e negociatave me BE-në. Deputetja e LSI-së, ka kërkuar nga Ministria e Brendshme raporte për këto dy çështje.
”Kërkoj raportin me shkrim që do ti dërgohet Komisionit Europian për çështjen e azilkërkuesve nga Ministria e Brendshme dhe analizën e shkaqeve të largimit të shqiptarëve. Kjo çështje është kusht për çeljen e negociatave. Shqipëria nuk është vend që ka luftë, është e pamendueshme që shifrat të jenë në këto nivele kaq të larta”,- ka thënë Gjosha.
KOHA JONË SONDAZH

