Gjosha me përfaqësuesit e Këshillit të Atlantikut: Zgjedhje të lira

Për ti dhënë zgjidhje krizës politike, në vend erdhën përfaqësues të Këshillit të Atlantikut, të cilët zhvilluan takime me të gjithë faktorët politikë. Në një takim me ta, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka zbuluar përmes një postimi në facebook se kanë biseduar për zgjedhjet dhe për stabilitetin e vendit. ”Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, rritja e cilësisë së përfaqësimit bazuar te parimet e vlerat e demoracise perëndimore, stabiliteti i Shqipërisë e rajonit ishin pjesë e një diskutimi të hapur e të sinqertë”,-shkruan ish-deputetja e LSI-së në facebook.

Postimi i plotë

Ishte kënaqësi të takoja përfaqësuesit e Këshillit të Atlantikut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qënë gjithmonë një partner i padiskutueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ky partneritet është i rëndësishëm për të ndërtuar institucione të forta në përshpejtim të integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, rritja e cilësisë së përfaqësimit bazuar te parimet e vlerat e demoracise perëndimore, stabiliteti i Shqipërisë e rajonit ishin pjesë e një diskutimi të hapur e të sinqertë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?