Gjosha: Nëse kërkojmë mandatin e deputetit, mund të na rikthehet

Ish deputetja e LSI, Kaljda Gjosha, u shpreh në “Tempora” se nëse opozita do të shkonte në Strasburg për të kërkuar rikthimin e mandateve, do t`i kishin rifituar. Ajo tha se mënyra se si u zëvendësuan mandatet e lëna nga opozita, është ilegjitime. Gjosha tha se zgjedhjet janë e vetmja mundësi për të zgjidhur krizën.

Klajda Gjosha: Nuk ka rëndësi nëse këtë tashmë e ka nisur Ilir Meta, për mua Presidenti i Republikës është i vetmi institucion legjitim. Nuk besoj se është dikush që thotë se nuk do luftojmë për këtë kauz. Ne do të ishim aty për këdo President për këtë kauz. Ne ishim aty për Kushtetutën. Propaganda politike, ne jemi mësuar. 

Për opozitën ka një fakt: ai parlament ka rënë, që nga momenti që kemi tërhequr mandatet tona. Kushdo nga ne, nëse do shkonim të kërkonim mandatet në Strasburg të na riktheheshin, ne do riktheheshim në parlament. 

Mënyra se si janë zëvendësuar mandatet tona është e jashtëligjshme, duke filluar te procedura, te ligjet që e pasojën atë deri te numri. Këtu kemi të bëjëm me kaos. Zgjedhjet për mua do të ishin i vetmi hap që do të zgjidhte krizën. Unë nuk di se cilët do të jenë hapat e mëtejshëm të Presidentit, por besoj se zgjedhjet do të ishin e vetmja zgjidhje për krizën në këtë vend. 

SHKARKO APP