Gjosha: Për herë të parë Shqipëria menaxhon fondet e BE-së

 

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha konfirmoi,  sot në seancën parlamentare, se brenda  31 dhjetorit të vitit 2014 do të lidhet me Bashkimin Europian, Marrëveshja Financiare  IPA 2014. Në sajë të kësaj marrëveshje Shqipëria  do të menaxhojë vetë fondet e Bashkimit Europian.

Më poshte gjeni deklaratën e plotë të Ministres në Kuvend:

Ministrja Gjosha: Ju falenderoj,  znj Kryetare e Komisionit të Integrimit, për gjithë pasqyrën që ju bëtë. Më lejoni t’ju informoj se vetëm  dje ka ardhur raporti përfundimtar i auditit  nga Bashkimi Europian, ku konfirmohet se Shqipëria do të lidhë Marrëveshjen Financiare IPA  2014, çka do të thotë se pjesa më e madhe e kushteve të vendosura  janë plotësuar  brenda të gjitha afateve me korrektësi. Patjetër,  që ky është një proces në vazhdimësi. Reforma në administratën publike nuk është diçka që mbaron sot, nuk bëhet me shkopin magjik. Kuptohet që administrate publike që ne kemi gjetur nuk është e përsosur, kërkon shumë kohë për tu zëvendësuar dhe për tu bërë profesioniste dhe e aftë për t’ju përgjigjur të gjitha sfidave të BE-së

Sot përgjigjen shqiptarët e kanë marrë që sot më në fund, administrata publike,  është e aftë të menaxhojë  fondet e BE-së. 

Marrëveshja do të lidhet brenda 31 dhjetorit të këtij viti dhe jo  vetëm kaq, por do të plotësohen të gjitha kushtet e lëna në raport brenda afatit kohor. Dhe kemi bindjen se Shqipëria edhe në vitet në vijim do të përfitojë fonde më të larta se tani pasi do ti meritojë vetë administrate publike. 

SHKARKO APP