Gjosha: Sandër Lleshaj dhuroi show në Malësi të Madhe

Ish-ministrja e Integrimit dhe deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha e pranishme në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi ngjarjen e rëndë në Malësi të Madhe, aty ku një punonjës i policisë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ajo lëshoi kritika të forta për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili sot udhëtoi drejt Malësisë së Madhe për t’u njohur nga afër me rastin ku është përfshirë efektivi i policisë së Gruemirës. Mes tjerash, Klajda Gjosha vizitën e Lleshajt në Malësi të Madhe e konsideroi si një show.

“Lajmi i orëve të mëngjesit sot ka qenë një lajm tronditës  ku bashkëshorti vret gruan. Nuk është rasti i parë, por për fat të keq rastet janë shtuar. Vrasësi është punonjës i shtetit. Çështja duhet të shtrohet shumë e gjerë: A kanë besim qytetarët më tek institucionet?

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy raste kemi parë në Kavajë dhe në Malësi të Madhe. Ato janë skandaloze dhe kjo kërkon një reagim të gjithë shoqërisë. Show i ditës i ministrit Lleshaj, i cili u nis për dy orë rrugë dhe shkoi i painformuar në Malësinë e Madhe dhe tha se nuk kishte një denoncim: Kjo është ngjarje shumë e rëndë. Shoqëria duhet të reagojë. Ai nuk është më ministri i Brendshëm. Këto ngjarje e tronditin thellë shoqërinë shqiptare, por mbi të gjitha po godasin familjet shqiptare ”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-ministrja u ndal edhe tek protestat e 16 shkurtit, që sipas saj, do të jetë një protestë model dhe e jashtëzakonshme.

“Problemi nuk ka qenë ligji, por zbatimi i tij. Kjo ndodh sepse institucionet nuk funksionojnë dhe nuk japin besim tek qytetarët.  Ne u japim fëmijëve kulturën e gabuar verbale, fizike dhe psikologjike.

Protesta e 16 shkurtit do të jetë spektakolare. Ka për të kaluar pritshmëritë e ndërkombëtarëve. Është e rëndësishme që aty të jenë gjitha aktorët socialë. Protesta do të jetë e jashtëzakonshme për t’i dhënë ndal këtij sistemi, i cili është krijuar me vota të vjedhura dhe kjo ka tronditur edhe gjithë demokracinë”,  shtoi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?