Gjosha: Zgjedhje në çdo qelizë të LSI-së, do mbyllim kapitullin e tranzicionit
Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha është takuar këtë të mërkurë me strukturën e LSI-së në njësinë 7 në Tiranë, nga ku ka bërë me dije se zgjedhjet në çdo qelizë të LSI-së do të bëhen shumë shpejt. Gjosha thekson se LSI-ja tashmë është drejt finalizimit të anëtarësimeve të reja. ”Së bashku me ata që na kanë besuar në vite, do të bëjmë të mundur mbylljen e kapitullit të tranzicionit në vend dhe do të rikthejmë shpresën për çdo familje shqiptare”,- thotë më tej ish-deputetja e LSI-së.
Postimi i plotë
Në njësinë 7 të Tiranës, jemi gati për të kryer zgjedhjet në çdo organizatë dhe çdo qelizë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përfaqësim dinjitoz, integritet dhe përkushtim ndaj qytetarëve janë tre parime që ndjekin punën tonë në çdo hap. LSI tashmë është drejt finalizimit të anëtarësimeve të reja dhe së bashku me ata që na kanë besuar në vite, do të bëjmë të mundur mbylljen e kapitullit të tranzicionit në vend dhe do të rikthejmë shpresën për çdo familje shqiptare.