Gjuha e fortë ndaj SPAK, deputeti Sula: Sali Berisha të distancohet nga Meta

Deputeti i Rithemelimit, Dashnor Sula thotë se Sali Berisha duhet të distancohet nga gjuha e rrugës me sulmet për SPAK e Ilir Metës.

“Shpreh keqardhje për opozitën, të isha në vendin e Berishës, apo opozitarët e tjerë SPAK do e kritikoja, se e kam thënë që hetimi ndaj Berishës për një VKM lë shteg dhe interpretime të forta, por kjo s’do të thotë, Berisha dhe të tjerët të thotë, po e vuajmë këtë persekutim, jemi në një hetim politik.

E mbështetim SPAK sepse akuzat që ka ngritur opozita do mbeteshin retorikë politike nëse nuk do materializoheshin nga SPAK, fakti që kemi persona të arrestuar, provon atë që korrupsioni është në prehrin e kësaj mazhorance.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi vetëm një person në SPAK, para drejtësisë, dhe ndërkohë besueshmëria për SPAK është 80%, kudo flitet për SPAK. Berisha duhet të distancohet pa diskutim nga gjuha e Ilir Metës, duhen respektuar rrugët institucionale”, tha Sula.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?