Gjuha e përdorur në fushatë dhe sulmet ndaj Bashës, Edi Rama: Nuk më vjen zor

Kryeministri Edi Rama që pa nisur fushata elektorale, në çdo takim sulmonte dhe tashmë me nisjen e fushatës sulmon kreun e PD-së, Lulzim Basha. I ftuar në emisionin ”Open”, ai po komenton retorikën e tij në fushatë elektorale.

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Unë jam krenar, nuk më vjen zor fare. Është mënyrë komunikimi që më vjen natyrshëm. Nuk është e panjohur në botën e lirë dhe demokratike. Mbase është satirë, por unë mendoj që është e vërteta. E thënë me satirë. Satira nuk është e ndaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha nuk përgjigjet, si e komentoni?

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama: Se nuk e bën dot këtë dhe bën atë që bën. Kjo është e vërtetë. Pse nuk është e vërtetë që Basha nuk është lideri i PD-së dhe për çështje shumë sensitive nuk flet.

Pse nuk është lideri i PD?

Edi Rama: Në më shumë se një rast, psh ne jemi në kushte lufte, Berisha flet për vaksina, dhe ai hesht. Shiko si rri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?