Gjuha e Ramës ndaj Grida Dumës/Deputetja Dhimitri: Rrugaçëri, por pse heshtin gratë deputete të PS?

Deputetja Fatjona Dhimitri, teksa ka komentuar sjelljen e kryeministrit ndaj kandidatëve të PD-së dhe LSI-së, është ndalur tek gjuha e Ramës ndaj kandidates së PD për deputete, Grida Duma, të cilën e quan rrugaçëri si dhe shtron pyetjen pse Aleanca e grave deputete po hesht. ”Dënoj rrugaçërinë e komunikimit publik të individit të veshur me petkun e pushtetarit ndaj përfaqësueses së opozitës, Grida Duma. Një politikane e denjë e mirëpritur nga qytetarët për t’i udhëhequr përfaqësuesit drejt politikave integruese”,-shkruan Dhimitri në facebook.

Postimi i plotë

I marri i marrëzisë së Rilindjes, në emër të propagandës së sëmurë nuk ua kursen as grave gjuhën e “turpit”, zhargonin e maskilistit të mbytur në kazanin që qeveria e tij gatoi!

Është bërë e udhës bullizimi i Kryedështakut të qeverisë ndaj grave, zonjave politikane teksa ato ngrenë zërin e së vërtetës në llumin e fatkeqësisë që në 8 vjet ka mbërthyer vendin tonë.

Dënoj rrugaçërinë e komunikimit publik të individit të veshur me petkun e pushtetarit ndaj përfaqësueses së opozitës, Grida Duma! Një politikane e denjë e mirëpritur nga qytetarët për t’i udhëhequr përfaqësuesit drejt politikave integruese!

Përse hesht sot Aleanca e Grave Deputete? Përse nuk ndihen sot deputetet socialiste që advokojnë për të drejtat e grave? Një zonjë, një kolege, u përgojua prej gjeneralit të ushtrisë së Rilindjes e ato janë vënë në rresht e presin që ai tu hedhë lemoshën e rradhës…

SHKARKO APP