Gjuha e trupit të Ramës, ekspertja: Komunikator autentik dhe me karizmë të theksuar

Ekspertja e komunikimit joverbal Irena Myzeqari, ka folur për gjuhën e trupit të politikanëve kryesorë në vend. Për kryeministrin Edi Rama, ekspertja tha se ai është një komunikator autentik në gjërat që thotë, me karizëm të theksuar dhe dallohet qartësisht kur ai vihet në siklet.

Edi Rama është i pari i cili ka një gjuhë trupi shumë të zhvilluar, dua një mendim tuajin si eksperte, kjo është një foto gjatë takimeve dhe fushatave, por dua një koment për kryeministrin Rama në daljet publike.

Irena Myzeqari: Dua të bëj një parantezë sepse është shumë e rëndësishme, ne të komunikimit nuk duam të përfundojmë lajme nëpër portale, që do të thotë asnjë nga komentet e mia këtu nuk kanë të bëjnë me bindjet e mia politike, por me atë që është shkencërisht. Rama është komunikator autentik.

Që do të thotë?

Irena Myzeqari: Është karizmatik, gjatësia e tij e ndihmon për të krijuar impakt në audiencë dhe është shumë i vetdijshëm për pikat e tij të forta.

-Që janë?

Irena Myzeqari: Ai di t’i japë çdokujt nga audienca atë që është duke kërkuar, ngaqë gjithë kohës përpiqet të thotë atë që mendon, rrallë hera ka disrepanca midis gjuhës së tij të trupit dhe asaj që është duke thënë. Madje, Rama dallohet qartësisht kur është në siklet, pra kur përpiqet të thotë një gjë që vërtet nuk e beson. Ai shumicën e gjërave që thotë i beson dhe e performon në maksimum. I shfaq natyrshëm. Ai ka një prirje stili për shkak se është i vërtetë me veten, edhe këtu qëndron kyçi i të qenurit një komunikator i mirë dhe i të zotëruarit të gjuhës së trupit. Por, nëse ti vërtetë nuk i ke tuat, nuk flenë tek ti këto elementë të gjuhës së trupit…

-Kemi parë të tjerë nga forca politike që drejton, ta kopjojnë?

Irena Myzeqari: Po janë kopje të shëmtuara, të gjitha.

-Mundohen ta kopjojnë?

Irena Myzeqari: Të gjitha pa përjashtim, dhe atë që po mendoni ju tani. Të gjithë, pa përjashtim. Kryeministri si komunikator, jo me postet e tij. Si komunikator, ai ka karizmë të theksuar dhe kjo e bën autentik, është shumë rehat me atë që komunikon. Edhe kur është dikush duke i bërë një kritikë, ai ka, për shkak të vërtetësisë që shpreh në gjëra, dhe kur them vërtetësinë e them në vërtetësinë e atij që ai është si figurë. Ai nuk ka bërë asnjëherë pakt. Sipas ekspertes, “studimet e komunikimit tregojnë se ne kemi të ndarë shumësinë e akteve tona komunikative në 3 aspekte: Toni i zërit, që përbën 38 përqind të komunikimit tonë, fjalët që përbëjnë 7 përqind dhe 55 përqind e gjithë komunikimit tonë janë mesazhet jo verbale që ne përçojmë, që do të thotë se ka një peshë goxha të rëndësishme. Shpesh ndodh ajo që gjuha jonë e trupit komunikim gjëra të tjera, ndërkohë që me fjalë përpiqemi të komunikojmë gjëra të tjera”.

SHKARKO APP