“Gjuha shkon ku të dhemb dhëmbi”, Balla replikon me Berishën

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka replikuar në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e akuzoi se ka bllokuar një projekt të rëndësishëm energjetik për Kosovën.

“E nisi tek energjia elektrike e shkoi tek Kosova, por gjuha të shkon ku dhëmb dhëmbi. Sali ti e mbylle kohën tënde me shumë pika të zeza. Një prej tyre është sabotimi që i bëre pavarësisë energjetike të Kosovës, bllokove projektin e rëndësishëm të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Në këtë Kuvend ne e kemi denoncuar këtë sabotim, por historia jote nuk përfundon këtu. Ti i furnizoje me naftë Milloshevicin Sali”,- vijoi Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
“Gjuha shkon ku të dhëmb dhëmbi”, Balla replikon me Berishën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?