Gjuhë raciste ndaj shqiptarëve, denoncohet gazeta greke ‘Proto Thema’

Komiteti i Helsinkit në Greqi ka denoncuar gazetën “Proto Thema” për qëndrime raciste ndaj shqiptarëve.

Reagimi erdhi pas botimit të një shkrimi nga ana e gazetarit Themis Anastesiadhis. Ai i ka quajtur shqiptarët, “kafshë që erdhën në Greqi në gjendje kafshërore dhe ne i bëmë njerëz”, raporton Vizion Plus.

Për më tepër, në shkrimin e tij gazetari Anastesiadhis thotë se grekët e kanë vetë fajin që i bënë shqiptarët njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas këtij shkrimi, Komiteti i Helsinkit në Greqi vendosi të kryejë denoncimin pranë departamentit kundër dhunës raciste në shkelje të ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?