Gjurmë të Covid-19, zbulohen në maskat deri 4 ditë pas përdorimit
”Grimcat infektive virale janë zbuluar në pëlhurën e maskave deri në 24 orë pas ndotjes, ndërsa në shtresën e brendshme të maskave kirurgjikale deri në 4 ditë më vonë”. Raporti ofron një tabelë në lidhje me stabilitetin me kalimin e kohës të SARS-CoV-2 në sipërfaqe të ndryshme. Në mesin e atyre që janë analizuar, janë edhe maskat kirurgjikale.
Masat higjienike
Pastroni sipërfaqet me një pastrues para se t’i dezinfektoni ato dhe kushtojini vëmendje maksimale përdorimit të maskave kirurgjike, pasi që prania e grimcave virale infektive mund të ”zbulohet deri në 4 ditë nga ndotja”.
”Të dhënat e treguara janë rezultat i provave nga literatura shkencore. Koronaviruset rezistojnë më mirë në temperatura të ulëta dhe për më tepër, fakti që ata mbijetojnë nuk do të thotë në vetvete se ato transmetojnë sëmundjen: nëse ka pak grimca virale, në fakt, ngarkesa infektive është më pak”,-shpjegon Paolo D’Ancona, epidemiolog i Istituto Superiore di Sanità.
Në fund, kini kujdes që të mos i hidhni në tokë, rreziku i infeksionit është minimal por ndikimi në mjedis është i lartë.