Gjuzi akuza të forta Ballës: E ke mandat gjaku, e kisha mik Pjerin Xhuvanin, ti e nxore në pritë
Deputeti Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj kreut të grupit Parlamentar, Taulant Balla duke e akuzuar se ka nxjerrë në pritë Pjerin Xhuvanin, ky i fundit u vra në Elbasan disa ditë para zgjedhjeve.
Sipas asaj që deklaron Gjuzi, krimi ndodhi për shkak se PS kërkonte mandatin e 9 në Elbasan.
Gjuzi: Taulant ta dish, ti ke mandat gjaku. E nxore në prit Pjerin Xhuavnin. Unë e kam pasur mik. Ai ndërroi jetë prej jush se kërkonit me dhunë mandatin e 9-të. Unë të akuzoj Taulant. Se ju jeni një nga organizatorët që e nxorët në pritë.