Gjuzi: Kam marrë kërcënime nga numri i telefonit të Ramës
Deputeti Kujtim Gjuzi është përjashtuar me 10 ditë nga komisionet dhe seancat plenare, pasi i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama në Parlament. Gjuzi në një lidhje direkte për emisionin ”Shqipëria Live”, tha se nuk i ka sjellë asnjë problem kryeministrit, përkundrazi sipas tij, ai i ka sjellë atij.
”Çfarë etike kam ndërhyrë? I kam thënë kryeministrit (në parlament) mos gënje”, u shpreh Gjuzi, që akuzon se ka marrë kërcënime nga numri i telefonit të kryeministrit Rama. “Më ka thënë të tërheq zvarrë nga parlamenti, por unë jam 100 kilogramë burrë”
Në vendimin për sjelljen e tij thuhet se sjelljet e tij janë të përsëritura dhe kanë penguar seancën. Deputeti ka replikuar disa herë nga vendi pa iu dhënë e drejta e fjalës. Pavarësisht se i është tërhequr vëmendja nga kreu i Kuvendit ai është ngritur nga vendi dhe i është drejtuar foltores, ku po fliste kryeministri Rama.
https://arkiva.kohajone.com/cfare-po-ndodh-kuvendi-perjashton-deputetin-kujtim-gjuzi/