Gjuzi kapet me Hazizaj: Shko martohu njëherë, mos i jep të drejtë abortit. Hazizaj: Nuk tregohet dashuria në krevat

Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi është përplasur me aktivistin Altin Hazizaj teksa ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘360 gradë’ të Artur Zhejit, në Rtv Ora, me temë “Feja hyn në politikë? Kisha katolike del hapur!”.

Kujtim Hazizaj: Të kundërtat tërheqin, prandaj dhe mua më tërheqin ndonjëherë zonjat zonjushat, sikundër dhe ty.

Altin Hazizaj: Të jemi pak të kujdesshëm, nuk mund të kem kontroll mbi gjuhën e zotërisë.

Kujtim Gjuzi: As mos të shkojë ndër mend të kesh kontrollin e gjuhës sime. Ruaj etikën ose mos mu drejto fare, me ti nuk pranoj të më drejtohesh.

Altin Hazizaj: Ki kujdes pak mos fyej njerëz. Ji i kujdesshëm për gjuhën që përdor. Kujdes me fjalën ndaj zonjave, nuk tregohet dashuria në krevat.

Kujtim Gjuzi: Mos më trego mua dashurinë, se unë i kam dhënë këtij vendi katër fëmijë ti sa kalamaj ke. Shko martohu njëherë tij dhe pastaj flasim bashkë. Shko martohu, na jep kontributet për të ruajtur vend.

Altin HazizajThua ca gjëra por mund të jesh duke kryer krime…

Kujtim Gjuzi: Unë krim? Ti mund të kryesh krim që i jep abortit të drejtë dhe martesës burra me burra dhe gra me gra.

360 gradë - Feja hyn në politikë? Kisha katolike del hapur! – 10 tetor 2019

SHKARKO APP