Gjuzi në Kuvend: Rama ka futur vaksina kontrabandë, po na mbyllni gojën
Në nisje të seancën së parë për vitin 2021 dhe sesioni i fundit para zgjedhje të 25 prillit, deputeti Kujtim Gjuzi ka replikuar me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi lidhur me ardhjen e vaksinës anti-covid. Gjuzi akuzoi kryeministrin Edi Rama, kur tha se ka futur vaksina kontrabandë.
”Ju diskutuar këtu lidhur me aktet normative për vaksinën anticovid, por kryeministri ka shkelur ligjin duke futur në mënyrë kontrabandë vaksina të pa certifikuar nga Laboratori Kombëtar i Barnave. Prandaj sot në nisje Rama mungon këtu se e di që opozita do t’i nxirrte probleme. Ju doni të na mbyllni gojën, nuk na vijnë mediat në konferencë. Pse nuk vjen kryeministri në interpelancë me 8 deputetë? Është pa qejf? Keni frikë se vijnë zgjedhjet dhe harxhoni seancën, e doni të na mbyllni të gjithë gojën”,-tha Gjuzi.