Gjykata, 8 vite burg ish-kreut të komunës Bërzhitë Genc Drita

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë shpalli fajtor për akuzën e “korrupsionit”, ish-kryetarin e komunës Berzhitë, Genc Drita, dhe e dënoi atë me 8 vjet burg. Përveç masës së dënimit, gjykata urdhëroi që i pandehuri Drita në 5 vitet e ardhshme të mos ketë të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike. Bashkë me të pandehurit Drita u dënua me 3 vjet burg edhe për Armando Burri, me detyrë ish-përgjegjës i zyrës së taksave në këtë komunë. Nga kjo masë dënimi, të dy të pandehurve i ulet 1/3 e dënimit për shkak se procesi gjyqësor mbi vendimin për të përfituar gjykim të shkurtuar. Sipas vendimit, dy të pandehurit i kanë marrë një shtetasi shumën 4500 euro në këmbim të dhënies së lejes së përdorimit të një hapësire publike në territorin e komunës Bërzhitë. Ata dhanë edhe pretendimet e fundit mbi akuzat para se gjykata të merrte vendimin për dënimin e tyre. 

SHKARKO APP