Gjykata dënon 4 trafikantë shqiptarë të kokainës në Britani

 

Mbi 50 oficerë policie morën pjesë në operacionin e koduar “Operation Bounty”, operacion që u zhvillua në muajt mars dhe prill 2015, ku edhe u arrestuan pesë anëtarë të një bande kryesisht shqiptarë që merrej me trafik lëndësh narkotike, lloji kokainë.

Sipas “Wales Online”, banda kryesohej nga shqiptari Fatos Hasa, i cili ishte edhe pronar i lokalit “Lab 22”. Në lokalin e tij ai u kap me 3 kg kokainë dhe 7 kg kanabis sativa. Në total shitja e kokainës prej tyre kap vlerën e 1 milion stërlina. Ata  janë shpallur fajtorë nga gjykata “Newport Crown Court” në Uells.

Fatos Hasës 32 vjeç iu sekuestruan në llogarinë bankare 147,000 stërlina dhe  gjatë procesit gjyqësor ai pranoi akuzat për mbajtjen dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Gjykata dha këto dënime:

Fatos Hasa dënohet me 8 vite burg

Lorenc Hasa dënohet me 68 muaj burg;

Naldi Metaj dënohet me 68 muaj burg;

Dardan Merdhoqi dënohet me 34 muaj burg;

Sharif Omar dënohet me 40 muaj burg.

SHKARKO APP