Gjykata: “Detyrim paraqitjeje” për 13 protestuesit e arrestuar

Gjykata e Tiranës ka pranuar këtë të mërkurë kërkesën e prokurorisë për personat e arrestuar lidhur me protestën e dy ditëve më parë tek Parku i Liqenit.

Kështu, trupa gjyqësore ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 13 protestuesit.

Personat në fjalë u arrestuan paraditen e së hënës nën akuzën e ushtrimit të akteve të dhunshme dhe dëmtimit të pronës publike në protestën kundër ndërtimit të këndit të lojrave.

/ Top Channel

SHKARKO APP