Gjykata e Apelit lë në burg kryeprokurorin e Kukësit

Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Edmond Kariqin, drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit. Kërkesa e prokurorit të dyshuar për “korrupsion” për zbutje të masës së sigurisë nuk u pranua nga gjyqtarët e Apelit.

Prokurori i Kukësit u prangos me urdhër të SPAK ne 30 qershor. Ai dyshohet të ketë marrë një ryshfet prej 2 mijë euro në këmbim të lehtësimit të masës së sigurisë për një person nën hetim për “prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike”.

Sipas SPAK, Karriqi është filmuar teksa ka marrë shumën e parave nga vëllai i personit nën hetim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?