Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për Alda Klosin
Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave, sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj, Havier Dobi. Sipas vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, Alda Klosi u dënua me 2 vjet e gjashtë muaj burg, por “në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe e dënon përfundimisht të pandehurën A. K (Ç) me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim”. Vuajtja e dënimit i fillon Alda Klosit nga data e ndalimit më 07.02.2023. Sanitarja Rozeta Dobi është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, kurse djali i saj me 3 vjet e 4 muaj burg.