Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për të regjistruar vajzat e çiftit LGBT, çështja shkon në Strasburg
Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative, duke u mohuar të drejtën dy grave shqiptare të regjistrojnë fëmijët në Gjendjen Civile, duke u identifikuar në çertifikatën e lindjes si dy nëna.
Dy paditëset janë Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, të cilat kanë kërkuar të njihen si prindër të dy vajzave binjake të sjella në jetë nga njëra prej tyre.
Ahmetaj dhe Mara janë aktiviste të komunitetit LGBT dhe bashkëjetojnë prej vitesh me njëra tjetrën. Aktualisht Shqipëria nuk i njeh martesat mes personave të së njëjtës gjini dhe nuk ekziston një mekanizëm ligjor për të regjistruar fëmijë të këtyre çifteve.
Beteja ligjore e tyre pritet të përfundojë në Strasburg, në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
KOHA JONË SONDAZH

