Gjykata e Beratit shpalltë pafajshëm gjeneral Syrja Gjokën

Gjykata e Beratit shpal të pafajshëm gjeneral Syrja Gjokën, pas akuzave se i ka sjellë shtetit një dëm ekonomik mbi 6 milionë lekë të rinj. Prokuoria ngriti akuzat ndaj gjeneralit Gjoka për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve. Gjenerali Syrja Gjoka ishte komandant i bazës ushtarake ajrore në Kuçovë, kur ka kryer veprimet për të cilat akuzohej.

Hetimi nisi pas materialit referues të Policisë Ushtarake në muajin nëntor të vitit 2013. Në përfundim të veprimeve hetimore, Prokuroria e Beratit krijoi dyshime të arsyeshme se, Gjoka kishte falsifikuar nënshkrimin e dy personave në një proces­verbal për prishje objektesh në inventarin e bazës ajrore Kuçovë. Nga veprimet e tij për prishjen e disa objekteve, i solli shtetit dëm ekonomik mbi 6 milionë lekë të reja. Për referimin e veprës penale, Policia Ushtarake është bazuar në dokumentacionin që administron Baza Ajrore e Kuçovës dhe konkretisht: Më 04.02.2013 është mbajtur një procesverbal për kryerjen e inventarizimit të ndërtesave dhe objekteve fortifikuese të këtij Reparti.

Nga inventarizimi rezultoi se janë prishur 209 objekte e qendra zjarri, të përfshira në 12 zëra tek libri llogarisë me një vlerë në total 14.294.820 lekë. Këto objekte figurojnë të prishura, por të pa miratuara me procesverbal SU­3. Është administruar i gjithë dokumentacioni që ekzistonte në sekretarinë e repartit lidhur me prishjen e objekteve, e cila i përket periudhës kohore 2011­2012.

SHKARKO APP