Gjykata e dënoi Vokshin për shpifje, Veliaj: Vlera e gjobës do shkojë për shkollat e dëmtuara nga tërmeti

Pas vendimit të Gjykatës që dënoi për shpifje ish-deputeten demokrate Albana Vokshi, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një postimi në “Twitter”, ai thotë se ka vendosur që vlerën e gjobës ta dhurojë për kompjutera për shkollat e dëmtuara nga tërmeti në Vaqarr. “Lindi si parti e ndryshimit demokratik dhe ka sot me shume shpifes te certifikuar sesa deputete! Kam vendosur ta dhuroj vleren e gjobes si kompjutera per shkollat e demtuara nga termeti nëVaqarr. #FondiSolidaritetit #MosShpifMosUrreMosHelmo ❌✌”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në “Twitter”.

Ditën e sotme Gjykata e Rrethit Tiranë ka dënuar ish-deputeten e PD-së për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai e kishte paditur Vokshin për shpifje, lidhur me disa deklarata që kjo e fundit kishte bërë nga selia e PD ku e akuzonte se po mblidhte të dhënat e prindërve për fushatë në çerdhe dhe kopshte.

Sipas verdiktit të Gjykatës, Vokshi detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, para të cilat do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i cili është krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?