Gjykata e Durrësit jep burg pa afat për Astrit Thaçin dhe detyrim paraqitje për bashkëpunëtoren e tij

Gjykata ca caktuar masën detyrim për paraqitje për Adela Berishën dhe burg pa afat Astrit Thaçin.

Astrit Thaçin është 27-vjeçari që grabiti argjendarinë në Elbasan dhe Adela Berisha, bashkëpunëtoren e tij.

Sipas prokurorisë, Adela Berisha kishte rreth një muaj që e njihte Thaçin dhe e ka ndihmuar atë me grabitjet.

Avokati Gramoz Lika deklaron se vjedhjet Thaçi i ka bërë vetëm në efektin e lëndëve narkotike.

Astrit Thaçi ka ndenjur në hotelet dhe lokalet e Tiranës, në kohën që ka qenë në qytet, bën me dije gazetari i Ora News, Mark Brunga.

Adela Berisha, 20-vjeçarja që ndihmonte Thaçin, punonte në rrobaqepësi, ndërkohë ajo në gjykatë ka thënë se ska qenë në dije për veprimet e tij.

Adela Berisha: Skam qenë në dijeni për veprimet e tij. Jam e padënuar. Jam viktime e këtij procesi. Rrjedh nga familje e mirë.

Ndërsa Astrit Thaçi është shprehur se është penduar për veprimet e tij dhe ka shtuar se ka qenë i tronditur.

Astrit Thaçi: Jam i penduar. Kam abuzuar me drogërat. Jam penduar që kur plagosa në plazh. Kam qenë i tronditur shumë. Jam dënuar në 2007-n. Bëra 7 vjet burg në Itali për grabitje.

Astrit Thaçit u arrestua ditën e shtunë në zonën e Kombinatit si i dyshuar për grabitjen e një argjendarie në Elbasan dhe një sërë grabitjesh të tjera në Durrës e Tiranë.

SHKARKO APP