Gjykata e Korçës lë në burg mësuesin e arrestuar për ngacmim seksual ndaj nxënësve

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për mësuesin e arteve pamore të shkollës “Sotir Gura”, Bledar Duron.

Ai ka kërkuar një masë më të butë se ajo e arrestit në burg, kërkesë e cila nuk është marrë parasysh nga gjykata e cila ka pranuar kërkesën e akuzës për të lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve 43-vjeçarin.

Duro akuzohet për ngacmim seksual të dy vajzave, nxënëse të klasës së 9 të kësaj shkolle, pjesë e kursit të pikturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej më shumë se 2 muajsh, Bledar Duro ka ngacmuar me mesazhe në aplikacionin “WhatsApp” të dy nxënëset, por më së shumti ka patur shkëmbime mesazhesh ngacmuese me njërën prej tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?