Gjykata e Lartë e lë në burg, Gjergj Cali: Më vrau shteti

Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë për një nga pjesëtarët e familjes Cali, i përfshirë në konfliktin me armë me familjen Prenga.

Konkretisht, ndaj Gjergj Calit Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ai akuzohet “Për armëmbajtje pa leje” dhe “Plagosje me dashje”, pasi dyshohet se ka plagosur vëllain e deputetit Armando Prenga dhe Gazmir Jushin.

Në dëshminë e tij në Gjykatë, Gjergj Cali ka deklaruar se familja Prenga ka qëlluar ndaj tyre 30 cm larg policisë.

“Deputeti Armando Prenga na vrau dhe tani do të na burgosë. Na kanë marrë bukën e gojës. Pas ngjarjes kam folur me ministrin Tahiri dhe më tha ‘çdo gjë është në rregull’. Shteti na vrau”, tha ai.

SHKARKO APP