Gjykata e Lartë jep vendimin ndaj Ndreut e Ndokës më 10 Qershor

 

Gjykata e Lartë do të japë vendimin për deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët akuzohen nga Prokuroria për goditjen e kolegut të tyre demokrat Genti Strazimiri për shkak të detyrës në datën 10 Qershor.

Por mbrojtja e dy deputetëve të akuzuar kundërshton Prokurorinë në akuzën e ngritur duke mos pranuar goditjen për shkak të detyrës.

"Goditja e deputetit Strazimiri nuk ka ndodhur në sallën e Kuvendit dhe as në foltore, por në korridor. Ndaj kjo goditje nuk është bërë për shkak të detyrës", tha avokati i deputetëve socialistë.

Sipas tij, mbrojtja kundërshton klasikimin që organi i akuzës i bën goditjes.

"Ne nuk pranojmë që goditja është kryer për shkak të detyrës, pasi ai ka ndodhur kohë më pas se Strazimiri të mbante fjalimin në Kuvend", tha avokati.

SHKARKO APP