Gjykata e Lartë jep vendimin për killerin Julian Sinanaj
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për killerin me pagesë Julian Sinanaj dhe 5 të dënuarit e tjerë nga ish-gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ndërsa për 1 nga të dënuarit çështja u pushua pasi ai ka ndërruar jetë në burg.
Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 30 vjet burg për Julian Sinanajn, pasi për shkak të statusit si dëshmitar i drejtësisë, ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm. Dënimi i dhënë më 3 mars 2017 nga ish-Apeli për Krime të Rënda ka mbetur në fuqi edhe për 5 të pandehurit e tjerë.
Genis Mëhillaj 10 vite burg, Albin Mexhaj 8 vite burg, Ilir Karçini 5 vite burg, Ndriçim Gjokona 8 vite burg, Marjon Mitro 8 vite burg. Për Andon Mëhillaj i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, gjykata e lartë ka pushuar çështjen pasi ai ndërroi jetë në qeli në vitin 2020.
KOHA JONË SONDAZH

