Gjykata e Lartë, mbetet në burg deputeti Armando Prenga

Gjykata e Lartë shqyrton sot në mesditë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme masën e sigurisë për deputetin e përjashtuar nga Partia Socialiste, Armando Prenga.

Kryesues i trupit gjykues do të jetë Mirela Fana. Ndërsa anëtarë Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Artan Broci dhe Tom Ndreca.

Armando Prenga akuzohet për plagosjen me dashje të shtetasit Tom Cali, 66 vjeç, për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së bashku me Prengën do të paraqiten para gjykatës dhe 5 personat e tjerë të arrestuar për llogari të këtij hetimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas prokurorisë, deputeti Prenga e plagosi Tom Calin përpara komisariatit të policisë së Kurbinit, me një pistoletë që e mbante pa leje.

Një ditë më parë Prokuroria mori autorizimin e parlamentit për arrestimin e tij. Plot 118 deputetë votuan pro arrestimit dhe heqjes së imunitetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?