Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas, e lë në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Florenc Çapjas, i cili kërkoi ndryshimin e masës ”arrest me burg” të caktuar ndaj tij nga GJKKO dhe konfirmuar nga Apeli. Ndaj Çapjas rëndon një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, plan që nuk u realizua.

Përmes avokatit, ai ka pretenduar se nuk ka përdorur SkyEcc dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt. Në të njëjtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg përjetë si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir) në vitin 2012 në Elbasan.

Babë e bir u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?