Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e qeverisë së Rishi Sunak për dërgimin e emigrantëve në Ruanda

Gjykata e Lartë rrëzoi sot (15 nëntor) planin e qeverisë britanike për të dërguar në Ruanda emigrantët e paligjshëm, përfshirë dhe shqiptarët.

Një vendim i tillë ishte paralajmëruar dhe nga ish-sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, e cila u shkarkua pak ditë më parë nga Rishi Sunak.

Braverman pretendon se ajo i ka kërkuar vazhdimisht Sunak të mos supozojë se qeveria do ta fitojë çështjen në Gjykatën e Lartë dhe të përgatitet për një plan B.

Sipas ish-sekretares së brendshme, kërkesat e saj ndaj Sunak janë injoruar për të ndryshuar ligjin në mënyrë që qeveria të mund të injoronte vendimin që do jepte gjykata, dhe për të vazhduar dërgimin e emigrantëve në Ruandë.

Braverman e quajti Sunak “të pasigurt, të dobët dhe pa cilësitë e lidershipit që i duhen vendit” dhe e kritikoi atë se nuk ishte i gatshëm të largohej nga GJEDNJ për të shtyrë planin e Ruandës.

SHKARKO APP