Gjykata e Lartë shpall listën përfundimtare, ja kush janë kandidatët për KLGJ

Gjykata e Lartë ka shpallur zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kështu nga Gjykata e Lartë është Medi Bici. Ndërsa nga Gjykata e Apeleve janë:

Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë

Swiss Digital Desktop Reklama

Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Swiss Digital Mobile Reklama

Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër

Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tiranë

Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

6 prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?