Gjykata e Lartë zbardh vendimin për lirimin e Fullanit: Është njeri i respektuar në komunitet

Janë dashur shtatë muaj, që Gjykata e Lartë të zbardhë argumentet për lirimin e ish-­guvernatorit Ardian Fullani.

Këtij të fundit iu hoq masa e sigurisë “arrest shtëpie” në nëntor dhe që prej asaj kohe, hetimet ndaj Fullanit për shpërdorimet në Bankën e Shqipërisë, kanë ngecur.

Dhe me gjasë do të mbyllen, ashtu siç janë mbullur shumë çështje të tjera. Por ajo që bie në sy, janë argumentet që përdor Gjykata e Lartë(ku punon edhe gruaja e ish­guvernatorit) për Fullanin.

Sipas kësaj gjykate, Fullani është një person i respektuar në shoqëri dhe për këtë arsye duhet lënë i lirë.

“Masa e sigurimit “arrest shtëpie”, e dhënë nga gjykata e Apelit, është e papërshtatshme, pasi nuk i përgjigjet rrezikshmërisë së personit nën hetim, Ardian Fullani, i cili jo vetëm që është një individ i respektuar në komunitetin ku jeton, ku për një përiudhë dhjetë-vjeçare ka drejtuar institucionin më të lartë financiar në vend, Bankën e Shqipërisë, por gjithashtu nuk paraqet ndonjë rrezikshmëri të lartë shoqërore, apo të përbëjë ndonjë rrezik të mundshëm për pengimin dhe prishjen e procesit hetimor në ngarkim të tij, ashtu siç pretendohet nga ana a organit të akuzës”, thuhet në argumentin e Gjykatës së Lartë.

SHKARKO APP