Gjykata e Përmetit shpalli moskompetencë, GJKKO lë të lirë botuesin Henri Çili

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për botuesin Henri Çili, pas shpalljes së moskompetencës nga Gjykata e Përmetit.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e  sigurisë të marra nga Gjykata e Përmetit edhe për 22 të pandehurit e tjerë në këtë çështje, ndërsa ka ndryshuar masën e  sigurisë nga  ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’ për avokatin Ilir Korbi dhe vëllain e biznesmenit Sait Fishta, Besnik Fishtë.n

Henri Çili, pronari i UET, së bashku me të pandehurit e tjerë u arrestuangjatë operacionit “Mezhgorani”.

Botuesi u akuzua për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.

Vetë botuesi në një deklaratë për mediat u mbrojt dhe tha se kundër tij nuk qëndron asnjë akuzë, pasi ai s’ka bërë asnjë veprim të jashtëligjshëm. Çili tha se gjithçka që ai kishte bërë ishte brenda rregullave, pasi kishte një kompani ligjore ndërmjetësimi.

SHKARKO APP