Gjykata e Posaçme lë në burg ish-shefin Ligjor të burgut Peqinit
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-shefin e sektorit Ligjor në burgun e Peqinit, Gani Shehu.
Dyshohet se Shehu akuzohet për falsifikim dokumentesh.
News 24 njofton se Shehu ka firmosur një shkresë sipas se cilës thuhet se Viktor Ymeraj nuk ka qenë në një sektor me Luftar Reçin, ky i fundit i penduar në çështjen për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lamaj.
Bëhet me dije se hetimet kanë provuar se Reçi dhe Ymeraj kanë qenë në një qeli në burgun e Peqinit.
KOHA JONË SONDAZH

