Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën për lirim të gjyqtares së Krujës
Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën për lirim të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha. Ajo kërkoi zëvendësim të masës “arrest në burg” me një masë më të butë duke e argumentuar me nevojat e veçanta të djalit të saj, si dhe faktin se vajza e mitur është shkëputur nga shkolla.
Gjyqtarja ishte pjesë e një grupi personash të arrestuar nën akuzën “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që drejtoi hetimin, kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë kriminale, sipas së cilës të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës përfitonin ulje dënimi duke dhënë sasi parash nga 6-12 mijë euro.